Politike

Kriza politike/ Basha nesër takim me kryesinë e PD-së, kryebashkiakët e djathtë dhe ish-deputetët

11 Korrik 2019, 08:34 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha nesër takim me kryesinë e PD-së,

Tiranë- Nesër në orën 16:00 kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e PD-së, ish-deputetët dhe kryetarët e bashkive të djathta.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në selinë blu dhe diskutimet pritet të jenë për aksionet e radhës të opozitës.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me ish-deputetët kriza politike lulzim basha basha takim me ish-deputetët kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll