Bota

Peskov: Putin udhëzoi gjigantin energjetik Gazprom që të kalonte në pagesat me rubla

25 Mars 2022, 13:13 Nga DOSJA
Peskov: Putin udhëzoi gjigantin energjetik Gazprom që të kalonte

RUSI- Putin udhëzoi gjigantin energjetik Gazprom që të kalonte në pagesat me rubla, tha zëdhënësi i Kremlinit. Sipas CNN, Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom që të kalojë në pagesat me rubla.

“Brenda një jave, ose më mirë, brenda katër ditëve të mbetura, Gazprom duhet… të zhvillojë një sistem të kuptueshëm se si kjo mund të bëhet teknikisht dhe logjistikisht,”-tha Peskov.

Putin tha të mërkurën se Rusia do të kërkojë pagesa për gazin në rubla nga vendet që i konsideron “jomiqësore”. Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten kërkesën e Putinit që ato vende të fillojnë të paguajnë për gazin rus në rubla.

Urdhri i presidentit rus nuk vlen për prodhuesin e pavarur të gazit Novatek, shtoi Peskov, pasi është një kompani private.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nafta ruse vladimir putin nafta ruse vladimir putin

Sondazh

Poll