Bota

71-vjeçari me kanoa shkon për të luftuar në Ukrainë

25 Mars 2022, 12:49 Nga DOSJA
71-vjeçari me kanoa shkon për të luftuar në Ukrainë

UKRAINË- John Darwin, 71 vjeçari ish-mësues britanik ka shkuar në Ukrainë për të luftuar. Gruaja e tij e dytë ka rrëfyer se John se e mori këtë vendim për të ndihmuar Ukrainën nga sulmi rus. Sipas Sky News fillimi i luftës pas pushtimit të Rusisë ka çuar në një rrjedhë të vazhdueshme raportesh për britanikët që udhëtonin në Ukrainë për të ndihmuar forcat e saj të mbrojnë vendin. E pyetur për rrezikun që mund t’i paraqesin udhëtimet mashtruesit 71-vjeçar, ajo i tha gazetës: “Po, e rrezikshme për rusin kur i qëllon. “Ai do të ketë një jelek antiplumb dhe sigurim të mirë jete, mirë për mua.”

John Darwin, ish-mësuesi dhe oficeri i burgut, i cili falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2002, por u shfaq i gjallë dhe i shëndetshëm pesë vjet më vonë.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota john darwin lufta ukraine-rusi john darwin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll