Bota

Përfundon protesta nga Lista Serbe në Mitrovicë, zyrtarët serb do të pezullojnë punën

25 Mars 2022, 13:01 Nga DOSJA
Përfundon protesta nga Lista Serbe në Mitrovicë, zyrtarët

KOSOVË– Serbët e Kosovës të cilët ishin mbledhur për protestë në Mitrovicën veriore dhe Graçanicë janë shpërndarë pak pas fjalimit të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq.

Protesta u inicua nga banorë dhe zyrtarë të 6 komunave serbe pas molejimit nga ana e qeverisë të zhvillimit të zgjedhjeve nacionale të Serbisë, në Kosovë.

Në fjalën e tij, Rakiq tha se të gjithë të angazhuarit e komunitetit serbë në institucionet e Kosovës do të pezullojnë punën e tyre, në shejnë proteste pas pezullimit të kryetares e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

Stevanoviq u shkarkua, pasi mori pjesë në një mbledhje në Beograd, krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në fillim të kësaj jave.

(d.a/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni goran rakiq liljana stevanoviq protesta ne mitrovice zgjedhjet në serbi goran rakiq liljana stevanoviq protesta ne mitrovice zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll