Bota

“Nuk duhej t’i lija me të”, dhimbja e nënës në Itali pasi mësoi se ish-burri i vrau fëmijët

25 Mars 2022, 12:35 Nga DOSJA
“Nuk duhej t’i lija me të”, dhimbja e nënës

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka nddhur ditën e djeshme në Itali ku një 44-vjeçar ka vrarë dy fëmijët e tij, Giada dhe Alessio, 13 dhe 7 vjeç dhe më pas vrau veten.

Sipas mediave italiane, ajo çka e bën edhe më tragjike situatën është se ngjarja u zbulua nga nëna dhe ish-gruaja e 44-vjeçarit, Andrea Rossi.

E dija, nuk duhej t’i lija me të.”-dëgjohej të thonte 35-vjeçarja teksa qante në dëshpërim pas zbulimit të trupave të pajetë të fëmijëve të saj.

Ajo nuk donte, nuk ndihej rehat kur i linte me të”, tha gjyshja Maria para karabinierëve.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit dhe u konfirmua nga Prokuroria Publike e Vareses, Rossi goditi me thikë dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje në Mesenzana në zonën e Varese.

Ai vuante prej kohësh nga çrregullime mendore për të cilat po trajtohej, por sipas lajmeve të lëshuara nga autoritetet gjyqësore, ai nuk pranonte vendimin e partneren e tij për t’u ndarë.

Nuk e pranoi ndarjen, vazhdoi ta bezdiste.”-thotë prokurorja e Vareses, Daniela Borgonovo.

”Ai e monitoronte Luanën nga mëngjesi në mbrëmje, në punë dhe në kohën e lirë e ndiqte. Ai tha se bota ishte e keqe, se duhej të mbronte fëmijët e tij”, thotë nëna e një shoku të klasës së Giadës jashtë shkollës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrea rossi burri vret 2 femijet daniela borgonov itali andrea rossi burri vret 2 femijet daniela borgonov itali

Sondazh

Poll