Bota

Marrëveshja BE-SHBA për gazin! Biden: Fokusohemi te reduktimi i kërkesës

25 Mars 2022, 12:26 Nga DOSJA
Marrëveshja BE-SHBA për gazin! Biden: Fokusohemi te reduktimi i

SHBA- SHBA dhe BE kanë njoftuar një marrëveshje të madhe për gazin natyror të lëngshëm(LNG), në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Europës ndaj burimeve energjisë ruse.

Sipas Zougla.gr, në një deklaratë të përbashkët, presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan se BE dhe SHBA janë të përkushtuara në ndërmarrjen e hapave konkretë për të siguruar furnizimin me energji BE-në dhe për të reduktuar varësinë nga karburantet ruse.

“Sot ne kemi rënë dakord për një plan të përbashkët për këtë qëllim, duke përshpejtuar përparimin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt të energjisë së pastër. Kjo nismë fokusohet në dy çështje kyçe: së pari, të ndihmojë Europën të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus sa më shpejt që të jetë e mundur dhe së dyti, të reduktojë kërkesën e përgjithshme të Europës për gaz,”-tha Biden.

Ndërkohë që lufta vazhdon prej një muaj në Ukrainë, perëndimi ka vendosur një mori sanksionesh ndaj Rusisë. Rusia është prodhuesi i dytë më i madh në botë i naftës së papërpunuar pas Shteteve të Bashkuara dhe përpara Arabisë Saudite me një rend të këmbyeshëm midis këtyre tre superfuqive. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi ursula von der layen joe biden lufta ukraine-rusi ursula von der layen

Sondazh

Poll