Bota

Serbët e Kosovës protestë në Mitrovicë dhe Graçanicë, kundërshtojnë moslejimin e zgjedhjeve

25 Mars 2022, 11:40 Nga DOSJA
Serbët e Kosovës protestë në Mitrovicë dhe

KOSOVË– Një protestë ka nisur në veriun e Mitrovicës dhe në Graçanicë, ku serbët e Kosovës kanë dalë kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës.

Burime për REL, thonë se punonjësit e institucioneve të financuara nga Serbia kanë pasur “obligim pune” të marrin pjesë në protesta.

Në marshimet e tyre protestuesit kanë mbajtur disa parrulla në serbisht ku thuhej se “Duam vetëm të drejtat tona”, “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” dhe “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”,

Nga të gjitha komunat me shumicë serbe protestat janë organizuar në 2 qytete, ku katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës po proteston në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata që jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti protesta ne mitrovice zgjedhjet në serbi albin kurti protesta ne mitrovice zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll