Bota

UNICEF: 4.3 milionë fëmijë janë zhvendosur nga Ukraina që kur nisën sulmet ruse

25 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
UNICEF: 4.3 milionë fëmijë janë zhvendosur nga Ukraina

UKRAINË- UNICEF deklaroi se një në çdo dy fëmijë ukrainas është zhvendosur që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

“Është befasuese që nga fillimi i luftës një muaj më parë, nga çdo djalë dhe vajzë në vend, një në dy tani është dashur të ikin nga shtëpitë e tyre. Është një situatë që nuk e kemi parë më parë, jo në kujtesën e gjallë dhe është pothuajse e pamundur ta përballosh. Nëse lufta nuk ndalet, nëse sulmet pa dallim nuk ndalen, ne do të shohim më shumë fëmijë të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe bombardimet,”– tha zëdhënësi i UNICEF-it James Elder.

Sipas CNN, në deklaratën e UNICEF-it u tha se 4.3 milionë fëmijë janë zhvendosur, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë së vlerësuar me 7.5 milionë fëmijë të Ukrainës.

Kjo shifër përfshin mbi 1.8 milionë fëmijë që kanë kaluar në vendet fqinje si refugjatë dhe 2.5 milionë fëmijë që janë gjithashtu të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë.

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) 78 fëmijë janë vrarë dhe 105 fëmijë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.

Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë ato që OKB-ja ka arritur të konfirmojë dhe numri i vërtetë pritet të jetë më i lartë, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi unicef lufta ukraine-rusi unicef

Sondazh

Poll