Politike

VD-Do ikni vetë nga zyra apo t’ju nxjerrë përmbarimi? Alibeaj s’përgjigjet: Besoj tek ligji

25 Mars 2022, 10:58 Nga DOSJA
VD-Do ikni vetë nga zyra apo t’ju nxjerrë përmbarimi?

TIRANË– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka premtuar se vendimin e Gjykatës së Tiranës për drejtimin e PD do të ankohet në Apel. Në një konferencë të shkurtër për gazetarët, Alibeaj tha se vendimi nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij gjyqtari nuk ka pasur dosje dhe nuk ka kërkuar që pjesa tjetër e PD-së të ishte në gjyq si palë gjatë seancës. Ai shtoi se më pas do të vendosë se ç’do të ndodhë me fatin e PD-së.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Një nga pikat e Kuvendit të 11 Dhjetor është edhe fakti që bën nul Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Aliebaj: Pyetja e parë që çdokush duhet të ngrejë është: Ky vendim është i ekzekuetueshëm apo jo? Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm në rastin kur ose nuk ankimohet dhe atëherë ekzekutohet ose në rastin tjetër kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 Dhjetor, i fundit në radhë, ne kemi paraqitur një ankim në Gjykatën e Apelit. Të presim Gjykatën e Apelit. Kur gjykata flet, të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Të presim Gjykatën e Apelit.

Pyetje: Z.Kaso tha se dosja e plotë ka qenë mbi tryezën e z.Zhukri. Ndërkohë që ju nuk ishit palë në proces?

Alibeaj: E vërtetë është një gjë. Ne kemi bërë kërkesë që të jemi palë në proces. Megjithatë për sa kohë nuk jemi palë në proces, ato janë nul. E megjithatë këtë po ju sqaroj, nëse është një vendim që prek interesat tona dhe interesat e kujtdo ka të drejtë të ankimojë. E drejta e ankimit është një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme nga askush. Çdokush ka të drejtë të ankimojë.

Pyetje: Ju bëni thirrje për bashkim ndërkohë që do bëni një padi. Si do arrini ju në bashkim kur për karrigen e kryetarit bëni padi? Tashmë ju jeni i shkarkuar me vendim gjykate që pritet të zbardhet.

Alibeaj: Një vendim që nuk është i zbardhur, që nuk është i ekzekutuar, për të cilën ne do të bëjmë një ankim. Sot flasim për një çështje juridike. Ajo për të cilën ju folët është çështje politike. Aktet tona janë fare të çështje. Bashkim është një akt politik për të cilën ne kemi bërë hapat tonë. Kemi bërë kërkesën tonë. Kemi ecur edhe me aktet konkrete. Z. Basha ka bërë aktin e vet, është dorëhequr. Është e logjikshme që për të gjithë demokratët të bëhet në mënyrë simetrike kjo lëvizje, në mënyrë që demokratët të bashkohen.

Pyetje: Jeni pakicë dhe këtë tashmë e legjitimon edhe gjykata.

Alibeaj: Nuk ka legjitimuar. Sepse është e treta herë që po ta them. Bindu ose jo, po ju sqaroj.

Pyetje: Ju nuk po jepni asnjë provë, thjesht po sulmoni gjyqtarin.

Alibeaj: Kam të drejtën si çdo njeri që beson tek ligji, beson tek institucioni pavarësisht prej pozicionit që kemi që nëse shohim një shkelje ligji apo shpërdorim detyre kemi të drejtë dhe detyrën për të bërë kallëzim për shpërdorim detyre. E dyta, për një vendim që nuk e kemi parë ende, nuk e kemi lexuar akoma, kemi të drejtën që na e garanton Kushtetuta që të bëjmë ankim.

Pyetje: Po ju nuk ishit palë?

Alibeaj: Pikërisht kjo është shkelja. Kemi të drejtën për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata. Për këtë arsye po bëjmë ankim.

Pyetje: Do lini zyrat apo do përforconi bravat?

Alibeaj: Ajo çfarë do të bëjmë ne është të zbatojmë ligjin. Ligji përcakton pikërisht këtë: ankimi dhe të presim vendimet. Prisni derisa të bëhet ankimi dhe gjykata do të japë vendimin final.

Pyetje: Në rast ankimimi?

Alibeaj: Të zbatojmë ligjin dhe vendimin e gjykatës kur të japë vendimet.

Pyetje: Në rast se Apeli i jep të drejtë Komisionit të Rithemelimit, çfarë do të bëni më pas?

Alibeaj: Kjo është një çështje që do e vendosë Gjykata e Apelit. Do bëjmë ankimin. Është e drejta jonë. Është e drejtë që ligji në jep, Kushtetuta na jep. Flet gjykata, zgjidh çështjen.

LAJMI KRYESOR: ’11 dhjetori’/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës, Rithemelimi merr PD

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll