Politike

Shpopullimi i Shqipërisë, Meta: S’po ndalet, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE

25 Mars 2022, 10:00 Nga DOSJA
Shpopullimi i Shqipërisë, Meta: S’po ndalet, 11,246

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një tabelë që tregon shifra të larta të azilkërkuesve shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Meta shkruan se janë larguar vitin e shkuar 11 246 shqiptarë nga vendi duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

“Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet, ta ndalim duke bashkuar energjitë për ti rikthyer shpresën vendit”-shkruan Meta.

POSTIMI I METËS:

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve. Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm. Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje! Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll