Politike

VD-Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Anulohet Kuvendi i datës 18 Dhjetor

25 Mars 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Anulohet Kuvendi i datës

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso, i pyetur se nga gazetarët se çfarë ndodh nëse Gjykata vendos për ndryshimet statutore të 18 Dhjetorit, ai tha se ai Kuvend është anuluar. Kaso shtoi se vendim tashmë është regjistruar praktikisht në regjistrin e partive politike duke vendosur edhe anulimin e thirrjes së Kuvendit të datës 11 Dhjetor.


“Në vendimmarrjet e rëndësishme të datës 11 Dhjetor, një nga vendimet në një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së Kuvendit të datës 18 Dhjetor si i thirrur në mënyrë të paligjshme nga një kryesi e cila në momentin që ka bërë këtë thirrje ishte e pakonstituuar. Dhe ky vendim tashmë është regjistruar praktikisht në regjistrin e partive politike dhe anulimi i thirrjes së Kuvendit të datës 11 Dhjetor. Pra ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur në mënyrë të ligjshme në datën 18 Dhjetor”.

Gjykata e Tiranës njohu sot zyrtarisht statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit 2021 të Komisionit të Rithemelimit.

LAJMI KRYESOR: ’11 dhjetori’/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës, Rithemelimi merr PD

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso rithemelimi merr pd ivi kaso rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll