Politike

Ndryshimet/ 6 pyetjet e Braçes për qeverinë, ministrja: I kemi parashikuar në akt normativ

25 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Ndryshimet/ 6 pyetjet e Braçes për qeverinë, ministrja: I kemi

TIRANË– Debat mes deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj për buxhetin e vitit 2022. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimet në buxhet për përballimin e krizës së çmimeve, deputeti socialist Erion Braçe kishte disa pyetje për ministren Ibrahimaj lidhur me impaktin e krizës në ekonomi dhe xhepat e familjeve shqiptare. Ndërkohë që ministrja u shpreh se do t’i shqyrtonte pyetjet për t’i kthyer përgjigje duke i kërkuar më shumë kohë.

PJESË NGA DEBATI: 

Braçe: Sa të ardhura do të vijnë nga rritja e çmimeve? Sa do të ulen të ardhurat e familjeve nga rritja e çmimeve? Sa do të cënohen investimet publike nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, dhe a është bërë një analizë për gepin që krijohet dhe që duhet të mbulohet nga fonde shtesë buxhetore, me rrezikun që një pjesë e investimeve mund të amortizohen dhe kërkojnë fonde të tjera shtesë? Sa cenohet rritja ekonomike për këtë vit? Për prodhimin vendas çfarë parashikon akti, se vërtet kemi paketën e rezistencës por nga ana tjetër kemi një problem që është prodhimi vendas?

Ibrahimaj: Aq sa e kemi parashikuar në aktin normativ. Gjithë pjesa tjetër e të ardhurave shtesë do të mbetet e pandryshuar. Të ardhura shtesë, bashkë me konsumin brenda? Duhet të shoh sa ka qenë e parashikuar në buxhetin fillestar. Nuk e them dot tani…

LAJMI KRYESOR: Kom. i Ekonomisë shqyrton buxhetin për përballimin e krizës, ministrja: Japim 28 mld lekë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll