Politike

Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Nga sot PD drejtohet nga Rithemelimi, ditë e madhe

25 Mars 2022, 10:22 Nga DOSJA
Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Nga sot PD drejtohet nga

TIRANË– Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit dhe është i pavlefshëm. Kaso u shpreh se tashmë PD i takon Komisionit të Rithemelimit e se KQZ duhet të njohë simbolin, vulën dhe flamurin.


‘Mori vendimin e paralajmëruar. Vendosi tu kthehet demokratëve selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri dhe për të marrë vendimmarrje të rëndësishme siç ishte ajo për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe njohjen e komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ që përfaqëson PD. Është një ditë e madhe për PD. Është zyrtarizuar ajo që ne kemi thënë. Është një vendimmarrje e vonuar, sepse udhët të ishte marrë më parë. Që nga data 11 dhjetor ka vetëm një PD dhe përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen atyre që duna të bëjnë një tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë nga ish-përfaqësues të PD-së për të bashkuar ndryshimet e statutit të 17 korrikut me 18 dhjetorin. Janë dy çështje të ndryshme, që mbajnë numra të ndryshme. Ankimi i paraqitur dje nga ish përfaqësues të PD-së lidhur me Kuvendin e 17 korrikut, nuk ndikon kuvendin e 11 dhjetorit. Është një ankim që është paraqitur para afatit. Është një ankim që nuk ka të bëjë me Zhukrin. Është paraqitur para se të fillojë afati, nuk është ankim. Kjo është një çështje që e gjykon gjyqtarja. Edhe juridikisht selia e PD-së do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Sot njihet zyrtarisht se kush është organi. Nuk ka palë tjetër, ka vetëm një PD që e thotë edhe gjykata. Tashmë juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri në datën 30 Prill. PD ka vetëm një organ drejtues zyrtar. Sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush mundet të mos e ekzekutojë këtë vendim. Ka vetëm një Parti Demokratike. Ka vetëm një simbol, një flamur dhe një vulë të miratuar në 11 Dhjetor. Qoftë KQZ apo organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. Për aventura dhe çmendurira nuk mund të jap përgjigje. Gjykata kishte dy dosje. Kishte edhe dosjen e regjistrit historik. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës”, deklaroi Kaso.

LAJMI KRYESOR: ’11 dhjetori’/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës, Rithemelimi merr PD

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso rithemelimi merr pd ivi kaso rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll