Politike

VD-Kriza/ Ibrahimaj: Japim 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve

25 Mars 2022, 09:42 Nga DOSJA
VD-Kriza/ Ibrahimaj: Japim 28 miliardë lekë për të

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë se qeveria do të japë 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Ibrahimaj tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. Më tej ajo shtoi se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 mlrd lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.


‘Rritja e inflacionit do të sjellë një kërkesë më të ulët të konsumit. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. Japim 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Do të rialokojmë shpenzimet buxhetore dhe presim rritje të të ardhurave me 10 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 miliardë lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.’- tha ministrja.

LAJMI KRYESOR: Kom. i Ekonomisë shqyrton buxhetin për përballimin e krizës, ministrja: Japim 28 mld lekë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 25 mars 2022 delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 25 mars 2022

Sondazh

Poll