Politike

KRIZA/ A do ketë anulim koncensionesh? Ministrja e Financave: Do shohim me kujdes çdo…

25 Mars 2022, 10:29 Nga DOSJA
KRIZA/ A do ketë anulim koncensionesh? Ministrja e Financave: Do shohim me

TIRANË– Qeveria shqiptare mund të shkurtojë shpenzimet koncensionare për shkak të krizës energjitike dhe rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe e ushqimeve. Këtë deklaratë e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në komisionin e Ekonomisë, ku u shqyrtua propozimi për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022.

“Nëse kemi ndërmend të shkurtojmë shpenzime të tjera përfshirë shpenzimet koncensionare ministria është duke hartuar skenarë më pesimistë për ecurinë e zhvillimit ekonomit të vendit. Nëse do kemi materializim të këtyre skenarëve do shohim me kujdes cdo zë të buxhetit me qëllim që të ruajmë ato investime që janë të domosdoshme e që sjellin rritje ekonomike”, tha ministrja.

Ibrahimaj theksoi se ministria e Financave po harton skenarë edhe më pesimistë për ecurinë ekonomike të vendit.

“Pyetët për rezervat në drejtim të investimeve, sigurisht që jemi duke bërë skenarët, jo vetëm skenarin që keni në këtë akt por dhe skenarë më pesimistë për treguesit kryesorë makroekonomikë e aty ku ne mund të ndërhyjmë në investime apo në gjithë zërat e buxhetit të shtetit. Aktualisht situata nuk na tregon që jemi në ato skenarë më pesimistë por nëse do jetë e nevojshme do ndërhyjë në zërat e buxhetit të shtetit sic kemi bërë dhe më parë”, tha ministrja.

LAJMI KRYESOR: Kom. i Ekonomisë/ Kriza e çmimeve, Braçe shtron 6 PYETJE, ministrja: Japim 28 mld lekë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 25 mars 2022 delina ibrahimaj komisioni i ekonomise 25 mars 2022

Sondazh

Poll