Politike

Bardhi paralajmëroi gjyqtarin, Rithemelimi: Sulm kërcënues i pashembullt!

24 Mars 2022, 19:54 Nga DOSJA
Bardhi paralajmëroi gjyqtarin, Rithemelimi: Sulm kërcënues i

TIRANË- Drejtorja e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit se seanca e nesërme gjyqësore është caktuar në shkelje të ligjit, pa pasur ende gjykatësi dosjen në dorë. Garo e konsideroi deklaratën e Bardhit si një presion e krcënim të pashembullt.

DEKLARATA E GAROS:

Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit. Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo floriana garo

Sondazh

Poll