Politike

VD-Shehi: Do kemi vitin më të keq në bujqësi, qeveria jep ‘bukë’ dhe e quan emergjencë

24 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
VD-Shehi: Do kemi vitin më të keq në bujqësi, qeveria jep

TIRANË– Deputeti Dashamir Shehu deklaroi ditën e sotme se qeveria duhet ta kishte parashikuar këtë situatë në të cilën ndodhet vendi. Nga salla e Kuvendit, Shehu tha se nesër mund të jetë edhe më keq situata nëse nuk merren masat. 


“Të nderuar kolegë. Tani i rikthehemi edhe njëherë punës së çmimeve. Këtu mund të thonë se kanë bërë pafund. Është e vërtetë që në të gjithë botën po ngrihen çmimet por bota merr masa reale. Nuk merr arnime sipërfaqësore duke pritur se çfarë do ndodhë pas dy muajsh. Edhe kjo që po ndodh sot është përgjegjësi e qeverisë. Kriza ka muaj që është. Kjo qeveri duhet ta kishte parashikuar këtë lloj situate. Këtu ndodhemi gjithmonë me emergjencë përpara një fakti. Duhet mbyllur kjo lloj politike. Një qeveri e përgjegjshme mendon 2-3 vite përpara se çfarë do të ndodhë. Një nga këto elementët ishte thjeshtësisht i parashikueshëm. Çmimet e inputeve kanë shkuar tre fish. Ne para tre muajve i futëm edhe një shkelm tjetër. Sot do kishim një bujqësi që duhet ta kishim stimuluar. Ne këtu kemi pranverën përpara dhe tokat do të mbeten prapë pa punuar. Ai tha se Berisha ka të drejtë kur thotë se vitin e kaluar është keqmenaxhuar kaskada. Atë që duhet ta bënte qeveria nuk e ka bërë. Nesër mund të jetë edhe më keq. Të kthehemi te çmimet e energjisë elektrike. E tha Berisha këtu. Mund të ketë punët e veta Berisha por për çështjen e energjisë tha disa të vërteta. Vjet është keqmenaxhuar kaskada. Nëse do kishin bërë kontrata afatgjatë energjia elektrike do ishte blerë me 200 dollarë. Nuk e kemi bërë këtë dhe tani vijmë vërdallë me këto muhabete”, u shpreh Shehi.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehu seanca plenare 24 mars 2022 dashamir shehu seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll