Aktualitet

Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

24 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 45-vjeçari është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “Petrit Radovicka”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

– P. A., 45 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “Petrit Radovicka”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll