Aktualitet

Ishte dalja e parë pas karantinës, 3 shqiptar rrëmbejnë dhe përdhunojnë 23-vjeçaren angleze

24 Mars 2022, 14:35 Nga DOSJA
Ishte dalja e parë pas karantinës, 3 shqiptar rrëmbejnë dhe

BRITANI– Një grup burrash shqiptarë rrëmbyen, mbajtën të burgosur dhe përdhunuan një grua që kishte dalë në natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve për Covid.

Sipas Dailymail, 3 shqiptarët janë identifikuar si Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford si dhe Genti Hyka, 31 vjeç, të cilët akuzohen për përdhunimin e 23-vjeçares.

Gjykata e Luton Crown dëgjoi dje se gruaja kishte qenë në një natë jashtë me shoqen e saj kur ata u ndanë ndërsa po largoheshin nga klubi i natës Vogue në qendër të Bedfordit në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar. Shoqja tha se ajo eci djathtas dhe viktima shkoi majtas për të shmangur një grup burrash që ziheshin në rrugë jashtë, por më pas dyshja humbën njëri-tjetrën dhe shoqja e saj, gjithashtu 23 vjeç, kaloi gjysmë ore duke e kërkuar.

Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga i pandehuri Hyka dhe është dërguar në një pronë ku është mbajtur e burgosur dhe dhunuar nga Hyka, Haka dhe Bezati.

‘U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.

Gruaja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk do të pranonte të bënte seks me askënd që nuk njihte. Shoqja e saj i tha jurisë se kishin shkuar për darkë në Zizzi në Bedford ku hëngrën makarona dhe pinë dy shishe verë. Ato vazhduan në Slug and Lettue ku pinë një koktej, një gotë verë dhe një tekila para se të shkonin në klubin e natës Vogue. Ajo tha se ishte nata e tyre e parë pas mbylljes nga rregullat e Covid-19.

Genti Hyka, 31 vjeç, nga Cambridge Road, Bedford mohoi rrëmbimin, burgosjen dhe katër akuzat për përdhunim të gruas. Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, mohojnë gjithashtu katër akuzat për përdhunim të gruas. Të pandehurit ndihmohen në gjykatë nga një përkthyes shqiptar.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arestohen shqiptaret ne angli genti hyka ibrahim bezati vullnet haka arestohen shqiptaret ne angli genti hyka ibrahim bezati vullnet haka

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...