Aktualitet

VD-‘Pranvera e protestave’/Berisha: Kryet krim me Kaskadën e Drinit,fshehët gripin e pulave

24 Mars 2022, 11:39 Nga DOSJA
VD-‘Pranvera e protestave’/Berisha: Kryet krim me Kaskadën e

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga salla e Kuvendit se ministrat bëjnë sikur janë mërzitur nga rritja e çmimeve. Ai deklaroi se kriza aktuale nuk është afatshkurtër si dhe shtoi se qeveria ka kryer krim me kaskadën e Drinit. Berisha akuzoi qeverinë se pasurohet gjatë natës në kurriz të mjerimit të shqiptarëve.


DEKLARATA E BERISHËS:

Fatkeqësitë për kombet janë zhvillimet më të padëshiruara, ato shndërrohen në drama të vërteta kur kanë në krye qeveri, që në çdo moment ka dorën e vetë të zezë, gishtin e saj të zi. Keni parë këto ditë ministra dhe ministre që vrapojnë nëpër dyqane, për tu gënjyer ju se iu qan zemra për çmimet e rritua, nga spekulantë, që janë direkt të lidhur me xhepat e tyre. Keni dëgjuar vetë kryeministrin që ka rrahur gjoksin për suksesin ndaj Covid, duke shpallur një numër prej 20 mijë të vdekurish, numri më i lartë në europë. Janë njerëz ata nuk janë numër, janë fëmijë, baballarë, prindër, janë njerëz që ikën, pse në Shqipëri Covid të jetë 3 herë më vdekjeprurës se në të gjitha vendet e BE? Kjo vdekshmëri ka në bazë vetëm vjedhjen, sepse këta njerëz nuk shtroheshin, sepse Kosova dhe Maqedonia shtronin 3 herë më shumë në spitale, kurse këtu tregoheshin filma. Një gjë duhet të dini, që hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjeve, nuk ka ndjenja. Lajmëtari ndjellakeqës i rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, ishte vetë kreu i qeverisë. Problemi është që në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, i paguhet qeverisë 1 euro për litër, sot Italia hoqi aksizën për naftën, 12 vende të tjera i kanë ulur. A e dini ju që Shqipëria ka energjinë me koston më të ulët në Europë, pasi është energji ujore, a e dini se viti 2021 ka qenë viti kampion i prodhimit të energjisë, ku është prodhuar më shumë sesa është konsumuar, çmi i eksportimit të energjisë mbahet sekret, kanë zbrazur Kaskadën në mënyrë kriminale, 29 metra thellësi kanë zbrazur Kaskadën. E ka shitur 40 euro në një kohë që në bursë ishte 130 euro. Çfarë ndodh me ushqimet, çdo shtet ka rezervën e naftës, grurit, miellit, këtu janë të gjitha nën rrogoz të kryeministrit. Natyrisht që nëse ka aksione, kjo është një vepër penale. Nuk mund të pranojmë që importuesi i grurit, të mos ketë rezerva për të paktën 2 muaj. Këta që vijnë me lot në faqe, ku kanë zemër këta mor? Këta kanë në zemër vetëm paranë. Së fundi na sollën edhe gripin e pulave, që e mbajnë si sekret një sëmundje që përbën problem edhe për rajonin, jo vetëm për vendin. Po njerëzit duhej të vdisnin nga epidemia e gripit të shpendëve, nuk kishte rëndësi, mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve. Kjo krizë nuk është afatshkurtër, nuk mund të jepni ju nga 300 lekë që nuk mjaftojnë as për rritjen e çmimit të bukës, pse nuk subvecionuat ju si Kosova, 420 dollarë për çdo hektarë të mbjellë. Ju jeni fajtorë pasi keni dorë, pasuroheni natën mbi mjerimin e shqiptarëve. Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha.

LAJMI KRYESOR; LIVE-KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha seanca plenare 24 mars 2022 sali berisha seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...