Aktualitet

Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës, vendoset eksploziv në derën e shtëpisë së 66-vjeçarit

24 Mars 2022, 13:56 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës, vendoset eksploziv në

SHKODËR– Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një shtëpie në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, Shkodër. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, por autoritetet janë njoftuar sot paradite, rreth orës 11:00. Konkretisht në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet kush fshihet pas kësaj ngjarjeje. Rreth shtëpisë ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie e për pasojë nuk ka pamje të autorëve që kanë vendosur lëndën plasëse. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës. Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tritol ne vaun e dejes vau i dejes tritol ne vaun e dejes vau i dejes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...