Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Zv.ministrja: Ndalohet shitja dhe transporti në 3 qarqe, s’ka rrezik

24 Mars 2022, 08:57 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Zv.ministrja: Ndalohet shitja dhe transporti në 3

DURRËS– Deri më tani kanë ngordhur 382,672 shpendë nga gripi në Shqipëri. Durrës, Dibër dhe Korçë janë tre vatrat në të cilat është përhapur gripi i shpendësve. Përmes një deklarate të posaçme, zv. ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se janë marrë të gjitha masat. Gjeci tha se vijon procesi për të eleminuar dhe asgjësuar kafshët që ngordhin e se po vijojnë nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje. Duke qetësuar konsumatorët se nuk ka rrezik nëse konsumojnë mish dhe vezë, ministrja tha se ushqimet duhet të gatuhen me temperatura më të larta se 70 gradë celsius. Ajo tha se është në fuqi urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla.

Sot pritet të asgjesohen 120 mijë pula të gjallë por të infektuara. Prokuroria e Durrësit do të nisë një hetim për zyrtarë publik dhe për pularitë. Hetimet do të zhvillohen për shkelje të rregullave të karantinës dhe shpërdorim detyre.

PAfro 200 pula oborri në fshatin RrethKalë në Njësinë Administrative Muhurr kanë ngordhur ditën e djeshme. Inspektorët e AKU Dibër kanë marrë mostrat menjëherë, rezultatin e të cilave banorët e kanë marrë përmes medias. Dosja.al nxori në dritë skandalin i cili po vijon në vendin tonë me ngordhjen e mijëra pula.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Gripi/Gjeci: S’ka rrezik për mishin dhe vezët që blini, mbi 382 mijë shpendë të ngordhura

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...