Aktualitet

Plagosja me thikë 26-vjeçarit ne Kamëz, Policia arreston autorin

24 Mars 2022, 14:06 Nga DOSJA
Plagosja me thikë 26-vjeçarit ne Kamëz, Policia arreston

KAMËZ- Një sherr mes disa të rinjve mesditën e sotme në Kamëz është përshkallëzuar në përdorimin e thikës duke sjellë një të plagosur. Një 17-vjeçar, i identifikuar me iniciale K.C. është vënë në prangat e policisë pasi gjatë sherrit ka plagosur me thikë Sh. A., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kamez sherr ne kamez kamez sherr ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...