Aktualitet

DOKUMENTET/ Paja me biznese të tjera, një në Dhërmi, tjetrin në Tiranë, sot i ka pezulluar

24 Mars 2022, 14:40 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Paja me biznese të tjera, një në Dhërmi, tjetrin

TIRANË– Aktori i humorit Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik, por kjo nuk është hera e parë që ai i është futur botës së biznesit. Me një kërkim në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Paja rezulton se ka edhe dy aktivitete të tjera në Jug të Shqipëri, konkretisht në Dhërmi, buzë detit.

Bëhet fjalë për një hotel, bar e restorant me emrin ‘Riviera’ që ndodhet pranë ish-Kampit të Punëtorëve dhe për ‘Alb Riviera’ një kompani që merret me shpërndarjen e produkteve të ndryshme me pakicë apo shumicë, duke filluar që nga vajrat lubrifikantë të makinave, pajisje për peshkim, kalçet ose fast-food. Këtë të fundit, Paja, nga të dhënat që rezultojnë në QKR e ka hapur me një ortak, Ervin Çaushin.

Të dyja kompanitë tashmë janë të pezulluara, për arsye që nuk shpjegohen zyrtarisht.

Paja tashmë është investitor strategjik në bregdetin e jugut me kompaninë e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’. Edhe pse aktor humori, Gaz Paja do të investojë në Dhërmi 13.8 milionë euro pasi ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend paja gazmend paja

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 13:20

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën...