Aktualitet

‘Investitor strategjik’ në Dhërmi! Gaz Paja, mbështetës i flaktë i PS, angazhimi në fushatë

24 Mars 2022, 13:22 Nga DOSJA
‘Investitor strategjik’ në Dhërmi! Gaz Paja,

TIRANË– Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut me kompaninë e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’. Edhe pse aktor humori, Gaz Paja do të investojë në Dhërmi 13.8 milionë euro pasi ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje.

Por si është bërë Paja një person kaq i besuar që edhe pse nuk e ka kapitalin e nevojshëm për të investuar? Prej kohësh aktori i është bashkuar Partisë Socialiste, por angazhimin e “fuqishëm” e ka nisur pas vitit 2019, duke shënuar kulmin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje në 1 qeshor të vitit 2019, aktori i humorit nuk bëri as muaj mjalti me partneren e tij, Ira Seferi.

Dyshja u martuan në drekë dhe menjëherë pas celebrimit Gaz Paja është larguar për të shkuar në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, ku u shfaq krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Edhe në zgjedhjet e prillit ishte kudo, e mesa duket është shpërblyer nga partia me një copë tokë në një nga pikat më të lakmuara në vendin tonë. Mesa duket besnikëria ndaj partisë shpërblehet gjithmonë, e socialistët marrin ato që kërkojnë, duke fituar edhe statuse të rëndësishme. Tashmë nga aktor humori (jo, jo nuk do bëhet president, por akoma më mirë), Paja do të eksplorojë një karrierë të re, atë të biznesit. Vend ka për të gjithë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gaz paja gaz paja

Sondazh

Poll