Aktualitet

Tërhiqet me 30 metra deti në Divjakë, fenomeni më i ndjeshëm se vitet e kaluara

24 Mars 2022, 13:34 Nga DOSJA
Tërhiqet me 30 metra deti në Divjakë, fenomeni më i

DIVJAKË– Zbaticë e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën bregdetare vihet re në Divjakë. Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë zonë është larguar ndjeshëm. Një platformë e vjetër dërrasash për lidhjen e varkave ka dalë në sipërfaqe me tërheqjen prej 30 metrash të detit. Fotjon Prençe, shef monitorimi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier thotë se niveli i ujit përveç detit është ulur ndjeshëm dhe në lagunën e Karavastasë, e cila është në pikën më të ulët historike.

“Tërheqja e detit ka filluar rreth viteve 2000 e deri tani deti është larguar rreth 500 metër”, thotë një peshkatar për ‘Top Channel’.

Peshkatarët e zonës të mësuar me largimin e detit thonë se këtë vit vështirë se uji të rikthehet më.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet divjake fotjon prençe zbatice zbatice ne divajke divjake fotjon prençe zbatice zbatice ne divajke

Sondazh

Poll