Aktualitet

133 mijë m2 tokë në Dhërmi? Gaz Paja: S’kam përfituar asnjë cm2 nga shteti

24 Mars 2022, 13:10 Nga DOSJA
133 mijë m2 tokë në Dhërmi? Gaz Paja: S’kam

TIRANË– Aktori i humorit, Gazmend Paja ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin se ka marrë tokë në Dhërmi për “investim strategjik”. (Shiko këtu) Zyrtarisht dhe për herë të parë, në rrjetet e tij sociale, Paja pretendon se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shtetit, duke shtuar se në fakt kompanitë Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, dhe e kanë blerë truallin nga privati. Më pas, ai shkruan se ka aplikuar si investitor strategjik.

Dakortësia me gjithë pronarët e ligjshëm të pronave në këtë zonë, ku me një pjesë të pronarve pasi janë nënshkruar marrëveshjet përkatëse, ndërsa me pjesën tjetër jemi ende në fazë negocimi. Përgënjeshtrojmë me forcë shpifjet në qarkullim dhe theksoj se që nga fillimi i këtij procesi e deri me sot, nga ana jonë, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat. Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.

Ndërkohë që në fakt gënjen hapur, pasi është e provuar që toka është e privatit por edhe e shtetit, e gjithashtu nuk jep sqarim as për ekspertizën që pretendohet se ka në turizëm dhe ndërtim, e po ashtu as për pasqyrat financiare që mungojnë. Për të më e thjeshtë udhet se është përgënjeshtrimi i lajmi që është i bazuar në fakte, sesa sqarimi i mënyrës se si ka përfituar. Për të lajmi ka prapavijë politike, ndërsa faktet tregojnë krejt tjetër gjë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gaz paja gaz paja

Sondazh

Poll