Aktualitet

Tregu i aksioneve të Rusisë rihapet pas mbylljes prej një muaji

24 Mars 2022, 12:59 Nga DOSJA
Tregu i aksioneve të Rusisë rihapet pas mbylljes prej një muaji

RUSI- Tregu i aksioneve të Rusisë u hap për herë të parë në një muaj të enjten pasi investitorët morën pjesë në një sesion tregtimi shumë të kufizuar.

Sipas CNN, indeksi standart i MOEX fitoi deri në 10% në tregtinë e hershme në Moskë. Banka qëndrore e Rusisë ka ndaluar shitjet e shkurtra dhe investitorët e huaj nuk lejohen të shesin aksione, ndalime që mund të ndihmojnë në mbështetjen e aksioneve.

Investitorët janë në gjendje të tregtojnë 33 aksione gjatë seancës së kufizuar nga ora 9:50 deri në 14:00 në Moskë. Aksionet Blue chip Gazprom, Lukoil, VTB Bank, Sberbank, Rusal dhe Rosneft janë ndër aksionet që tregtohen.

Aksionet ruse tregtuan për herë të fundit më 25 shkurt pasi pushtimi i Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin shkaktoi rënie të aksioneve. Indeksi MOEX kishte humbur afërsisht 35% të vlerës së tij këtë vit, ndërsa indeksi RTS, i cili shprehet në dollarë, kishte rënë me 42%.

Në javët që kur aksionet ruse ndaluan tregtimin, sanksionet e vendosura nga Perëndimi e kanë shtypur rublën dhe e kanë vënë  ekonominë e vendit  në një kaos. Presidenti Joe Biden pritet të shpallë sanksione shtesë gjatë një udhëtimi në Europë këtë javë. Investitorët e huaj nuk lejohen të shesin aksione të enjten sipas rregullave të reja që ndalojnë ndërmjetësit të kryejnë shitje në emër të tyre.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll