Aktualitet

Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

24 Mars 2022, 11:47 Nga DOSJA
Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij kërkojnë

TIRANË– Emiljano Shullazi dhe katër anëtarit e grupit të tij janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për prishjen e vendimit të Apelit. Rekursi është depozituar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, dhe prishja e vendimit kërkohet nga anëtarët e grupit të Shullazit, pasi sipas tyre procesi në Apel ka pasur disa shkelje, duke filluar që nga anëtarët e trupit gjykues, e deri tek dhënia e vendimit.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallëë së parë duke e dënuar me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij. Në vendimin nga tre anëtarët e Apelit të GJKKO-së, e kryesuar nga Miliana Muça dhe gjyqtarët Daniela Shirka e Astrit Kalaja, anëtarët e grupit Shullaz, janë dënuar për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.

Shullazi dhe grupi janë shpallur fajtorë për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe zhvatjen e pasurisë e kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll