Aktualitet

Aksidentoi 4-vjeçaren në Tiranë pasi po ecte me shpejtësi, vihet në pranga 47-vjeçari

24 Mars 2022, 12:26 Nga DOSJA
Aksidentoi 4-vjeçaren në Tiranë pasi po ecte me shpejtësi,

TIRANË– Një aksident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në kryeqytet ku një 47-vjeçar ka përplasur një të mitur e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, shoferi i mjetit është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, dy shtetas të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale ku një 26-vjeçar është kapur në flagrancë duke i vjedhur celularin shtetases P.T në një stacion autobuzi.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. B., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në një stacion autobusi, i ka vjedhur aparatin celular, shtetases P. T.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. Sh., 18 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. S. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia e tiranes aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll