Aktualitet

VD-Të iki dhe ai pas Bashës? Berisha nuk lëviz: S’luhet me blof! Ne kemi një PD, jo 2…

24 Mars 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-Të iki dhe ai pas Bashës? Berisha nuk lëviz: S’luhet me

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, por ai shtoi se është i hapur për tu diskutuar. Në fjalën e tij jashtë Kuvendit para mediave, Berisha tha se edhe kryetarët e degëve që ishin në takimin e fundit me Lulzim Bashën, i kishin bërë me dije se të gjithë ishin me “6 marsin”, duke nënkuptuar atë vetë.

“Nuk ka 2 PD. Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje kanë qenë në takimin që patën me Bashën. Unë po takoj njëri mbas tjetrit kryetarët që deri dje, madje edhe në radhën e fundit kanë qenë në takimin që patën me Lulzim Bashën, por që janë haptaz të qartë, se 6 marsi ka vetëm një mesazh, bashkimin. Ja kanë thënë Lulzim Bashës në sy se anëtarësia dhe të gjitha janë me 6 marsin dhe nuk duhet të bëjmë spekulime me fjalë. Në grupin parlamentar janë të gjithë anëtarë, përfshi Lulzim Bashën. Largimi im? Me bllof nuk luhet, me atë luan vetëm një dyshe që kalon nga një studio në tjetër. Grupi parlamentar të mblidhet, kemi një, nuk kemi dy,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll