Politike

VD-Negociatat me grupin e Rithemelimit, Grida Duma: S’nisin me kushte, të jetë e Berisha

24 Mars 2022, 10:50 Nga DOSJA
VD-Negociatat me grupin e Rithemelimit, Grida Duma: S’nisin me kushte,

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi se nuk ka pasur një dakordësi në grupin parlamentar për rezolutën ku u kërkua tërheqja e Sali Berishës. Në fjalën e saj para se të hynte në Kuvend, Grida Duma rrëzoi pretendimet e kryetarit të Komanduar të PD, Enkelejd Alibeajt se deklarata kishte miratim unanim. Duma tha se në negociata nuk mund të ketë kushte, aq më tepër kur kërkohet bashkim.


“Nuk e pranoj të thuhet se ky ka qenë qëndrimi zyrtar. Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim. Ne e kemi lënë që vendimi i grupit të ishte i dakordësuar me 99 përqind. Vendim grupi, ku nuk është gjysma e grupit parlamentar, nuk ka. Kushte në negociata nuk mund të ketë. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe rrethanat e reja prodhojnë bashkimin. Duhet bërë një bisedë e gjerë, ku mund të diskutohen të gjitha. Negociatat nuk nisin me përjashtim. Kushte paraprake nuk mund të ketë. Duhet bërë një bisedë e thellë me një grup që i ka të gjtha ngjyrimet. Në atë grup mund të jetë dhe Berisha, negociata nuk nis me kushte. Kjo nuk do të thotë që kthehem pas 9 shtatorit. Nuk është qëndrimi im personal. Nuk e them dot para negociatave,”-tha në fjalën e tij Grida Duma.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma partia demokratike grida duma partia demokratike

Sondazh

Poll