Sport

Nuk ka imazh në kombëtare, Franca do t’i kujtojë detyrimet Kylian Mbappes…

24 Mars 2022, 06:15 Nga DOSJA
Nuk ka imazh në kombëtare, Franca do t’i kujtojë detyrimet

FRANCE Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka rrëfyer konfliktin e përjetuar me Kylian Mbappe mëngjesin e djeshëm, kur lojtari nuk pranoi të zbriste me shokët e tjerë të skuadrës, për të marrë pjesë në një event me një nga sponsorët e Federatës Franceze.

Tensioni u rrit pas përgjigjes së sulmuesit të PSG-së, i cili, i këshilluar nga avokatja e tij Delphine Verheyden, pretendon një konflikt interesi me markat e tij, që nuk e lejojnë futbollistin të marrë pjesë në evente të çfarëdoshme.

Presidenti i Federatës e ka përjashtuar një sanksion ndaj lojtarit për shkak të kësaj ngjarjeje që nuk kishte ndodhur kurrë në kombëtare, por pranon se do t’i dërgohet një letër ku do t’i kujtojë detyrimet e tij.

“I thashë të zbriste për të marrë pjesë në një event me sponsorët. Për një moment ai ishte i gatshëm ta bënte, por më pas më tha: “Jo, nuk po zbres, çfarë do të bëj?”,- thotë presidenti i FFF-së, i cili nuk dëshiron që kjo çështje të ndikojë në atmosferën e mirë të kombëtares:

“Do të ketë një letër që do t’i dërgohet atij dhe avokatit të tij. Do të shohim pikë për pikë se çfarë problemi është. Ne duam t’i përmirësojmë gjërat dhe t’i bëjmë të lumtur njerëzit, sponsorët dhe lojtarët. Të gjitha të ardhurat shkojnë për futbollin amator (90 milionë euro këtë sezon) dhe stërvitjet.”

Federata shprehet, se lojtarët kur të mbërrijnë në kombëtare duhet të heqin dorë nga të drejtat e imazhit për ngjarjet e ndryshme me sponsoret, duke nënshkruar një dokument. Le Graët nuk flet për sanksione dhe shpreson se gjithçka do të funksionojë:

“Nuk dua të flas për sanksione, më shqetëson gjithmonë kjo gjë, por do të ketë një bisedë. Dhe do të ketë një tjetër operacion me sponsorët, para se të shkojmë në Botëror. Ju siguroj që deri në atë moment gjithçka do rregullohet. Brengat e vogla janë pjesë e jetës. Kylian do të jetë në fushën e Marsejës dhe do t’ia dalë shumë mirë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe si lojtar i real madridit neymar dhe kylian mbappe noel le graet presidenti i federatës franceze të futbollit e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe si lojtar i real madridit neymar dhe kylian mbappe noel le graet presidenti i federatës franceze të futbollit

Sondazh

Poll