Politike

Berisha takon përfaqësues politikë në Malin e Zi: Faktor i rendësishëm i marrëdhënieve tona

23 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
Berisha takon përfaqësues politikë në Malin e Zi: Faktor i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim, ata falenderuan Berishën për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi. Berisha theksoi në takim se, pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi.

“Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona. Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike,” tha Berisha ndër të tjera.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mehmet zenka sali berisha saubih mehmeti mehmet zenka sali berisha saubih mehmeti

Sondazh

Poll