Aktualitet

‘Smart SPA’/ Qendra e prostitucionit, policia u përball me ‘Selmën’, klienti: Po bëj masazh

23 Mars 2022, 13:28 Nga DOSJA
‘Smart SPA’/ Qendra e prostitucionit, policia u përball me

TIRANË– Klienti i cili u kap në flagrancë nga policia e Tiranës brenda qendrës së masazhit në Tiranë, prentendoi se kishte shkuar aty për shërbimet e ofruara. Mësohet se  policia e Tiranës kishte marrë prej disa muajsh informacione se në atë apartament me qira në katin e dytë të një pallati ushtrohej prostitucion i kamufluar me shërbime masazhi ‘Smart SPA’. Pas vëzhgimit disa mujor, policia vendosi të ndërhyjë duke gjetur brenda fillimisht një 21-vjeçare të quajtur Selma Hila, e cila u prezantua si pronarja e biznesit. Pas kontrolleve nëpër dhoma, policia gjen duke kryer marrëdhënie seksuale dy të rinj. Vajza 26 vjeçare ishte punonjëse e qendrës së masazheve, ndërsa një 25-vjeçar ishte klient. Të dy ata pretenduan se ishin duke bërë masazh.

Policia kishte të dhëna të plota për aktivitetin e vërtetë që kryhej aty. Të dy ata u arrestuan duke u akuzuar për “prostitucion”, ndërkohë që 21-vjeçarja akuzohet për për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

LEXO EDHE:

Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë!Kapet në flagrancë menaxherja, punonësja & klienti

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prostitucion në qendrat e masazhit smart spa prostitucion në qendrat e masazhit smart spa

Sondazh

Poll