Aktualitet

Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për diskutime me PD, por jo Berishën

23 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për

TIRANË– Nga nesër, deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të kontrolluar nëse në biznese ka rritje abuzime të çmimeve, kjo është detyra që i ngarkoi kryeministri Edi Rama grupit parlamentar, që nga nesër do të kontrollojnë vetë gjithçka. Pas mbledhjes, për mediat një prononcim e dha edhe kreu i grupit, Taulant Balla, i cili paralajmëroi nesër 3 orë debat për këtë çështje në Kuvend, që pritet të zgjasë për gati 3 orë.

Qeveria ka prezantuar një Paketë të Rezistencës Sociale të përbërë prej 7 pikash, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, por për opozitën, kjo paketë nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar përballje me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, Balla tha se socialistët janë gati që të diskutojnë që nesër lidhur me dy çështjet e tjera të  kërkuara nga opozita, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Por ka vënë një kusht; nuk duan Sali Berishën në diskutime, duke i kujtuar shpalljen “nongrata” nga Amerika. Gjithashtu shtoi se largimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, e lëvizjet e tjera brenda selisë blu nuk e shqetësojnë PS-në. Në fund, Balla tha se ka marrë përgjigje për 2 çështjet e kërkuara nga SPAK, në të cilat implikohet ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se janë gati për të nisur diskutimet edhe për kreun e ri të shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Sa ishte çmimi i naftës në Greqi, meqë ishit?’, Balla vihet në vështirësi nga gazetarët

‘Sa ishte çmimi i naftës në Greqi, meqë ishit?’, Balla vihet në vështirësi nga gazetarët

Reforma territoriale, Balla: Ne jemi gati, presim emrat e PD-së, Berishën nuk e pranojmë

Balla: Deputetët e PS dhe ministrat do kontrollojnë çmimet e produktet ushqimore

I gëzuar që dha dorëheqjen Basha?Balla: S’ka rëndësi.Kallëzim të ri penal për CEZ, ka prova

Zgjedhja e presidentit të ri, Balla: Kemi kohë deri më 24 maj, mund të jetë presidente

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll