Aktualitet

Zjarr në Elbasan, digjet prej 3 ditësh zona e Gjinarit! Preken disa fshatra të Gramshit

23 Mars 2022, 12:48 Nga DOSJA
Zjarr në Elbasan, digjet prej 3 ditësh zona e Gjinarit! Preken disa

ELBASAN– Prej 3 ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht. Terreni malor ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Por përgjatë tre ditëve mësohet se zjarri ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, duke u përhapur edhe në zonën e Gramshit. Flakët kanë prekur edhe njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin Koshnicë.

Edhe në Gramsh ndërhyrja u realizua me pompa shpine, për shkak të terrenit të vështirë, por atje situata është vendosur nën kontroll.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zjarr ne elbasan elbasan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll