Aktualitet

Ngjarja në Shkodër! DINAMIKA, Ndreu dhe Sala të ulur në lokal, ‘molla’ e sherrit një vajzë

23 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
Ngjarja në Shkodër! DINAMIKA, Ndreu dhe Sala të ulur në

SHKODËR– Armando Ndreu dhe Sadet Sala ishin në lokal së bashku, pak momente para se të kriste arma. Ngjarja e cila tronditi mbrëmjen e kaluar Shkodrën, ndodhi përballë spitalit të qytetit. Dy të rinjtë Armando Ndreu dhe Sadet Sala ishin në lokal, së bashku kur papritur në pije e sipër debatuan me njëri-tjetrin duke u konfliktuar. Mësohet se shkak që dy të rinjtë të ziheshin është bërë një vajzë.

Sala, pronari i furrës së bukës goditi me grusht 32 vjeçarin. Ky i fundit shkoi në shtëpinë e tij që ndodhet në katin e 7-të të një pallati aty afër duke marrë një automatik kallashnikov dhe është rikthyer duke qëlluar në drejtim të Sadet Salës. Pasi Armando Ndreu ka marrë mjetin e tij për t’u larguar, në atë moment dyshohet se pronari i furrës së bukës Sala ka qëlluar me një pistoletë katër herë por edhe 32 vjeçari i ka shpëtuar plumbave. Një plumb përfundoi brenda furrës së bukës në të cilën ndodhej shitësja e cila shpëtoi mrekullisht bashkë me kalimtarë të tjerë të rastit, banorët e pallateve që kanë shtëpitë aty dhe shitësit e subjekteve të tjera. Një plumb kapi edhe një mjet të parkuar në anë të rrugës. 

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur policia ka mbërritur aty duke nisur hetimet paraprake. Efektivët kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin, Armando Ndreu 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg dhe pronarin e furrës së bukës, shtetasin Sadet Sala.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tyre. 

Ndreu rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar dhe akuzuar më herët për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të Policisë së Shtetit. Sala nuk rezulton të jetë problematik apo person me precedent penalë. Ai bashkë me familjen ka qenë emigrant në Greqi dhe ishin kthyer në vendin e tyre ku kishin investuar e hapur një furrë buke.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përplasja me armë në Shkodër! Sherri mes djemve nisi në lokal për një vajzë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armando ndreu sadet sala armando ndreu sadet sala

Sondazh

Poll