Aktualitet

Sherri në Kombinat! Tentoi të vriste 28-vjeçarin, iu bllokua arma, lihet në burg autori

23 Mars 2022, 12:11 Nga DOSJA
Sherri në Kombinat! Tentoi të vriste 28-vjeçarin, iu bllokua

TIRANË– Arjan Shtëmbari është lënë ditën e sotme në masën ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës. 60-vjeçari, tre dite më parë tentoi të qëlloi me pistoletë, një 28-vjeçar pas një konflikti banal në Kombinat. Gjykata ka lënë të lirë dy personat që u konfliktuan me të, Maksimiljan dhe Edison Gashi.

Sipas Prokurorisë, fillimisht ka patur një konflik banal mes Arjan Shtëmbarit dhe Edison Gashit. Pas kësaj, 60-vjeçari Shtëmbari ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gashit, por fatmirësisht pa e plagosur, për shkak se pistoleta u bllokua. Më pas ai e ka qëlluar disa herë Gashin me qytën e pistoletës duke e dëmtuar në kokë dhe është larguar me vrap.

Shtëmbari në këtë moment është ndjekur nga Gashi që në ndihmë i kanë ardhur edhe Maksimiljan Gashi duke e qëlluar 60-vjeçarin me grushta dhe e mbajtën deri sa mbërriti policia që bëri edhe arrestimin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan shtëmbari edison gashi arjan shtëmbari edison gashi

Sondazh

Poll