Aktualitet

Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë!Kapet në flagrancë menaxherja, punonësja & klienti

23 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA
Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë!Kapet në

TIRANË– Një tjetër qendër masazhi e cila ishte kthyer në strehë prostitucioni është zbuluar në Tiranë. Operacioni policor i koduar ‘Camouflage 22’ vuri në pranga administratoren e qendrës, punonjësen dhe një klient të rastit. Policia informon se qendra e masazheve në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Pas vëzhgimit disa mujor, policia vendosi të ndërhyjë duke gjetur brenda fillimisht një 21-vjeçare të quajtur Selma Hila, e cila u prezantua si pronarja e biznesit. Pas kontrolleve nëpër dhoma, policia gjen duke kryer marrëdhënie seksuale dy të rinj. Vajza 26 vjeçare ishte punonjëse e qendrës së masazheve, ndërsa një 25-vjeçar ishte klient. Të dy ata pretenduan se ishin duke bërë masazh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disamujore. Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratorja. Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; – E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”. Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Rasti u denoncua në emisionin Stop në Tv Klan. Qendra e quajtur “Smart SPA” ndodhej në një pallat të lokalizuar në qendër të Tiranës. Përmes një personi të infiltruar dhe të pajisur me kamera të fshehtë, “klienti” hynte brenda kësaj qendre dhe aty bisedonte për tarifat dhe i jepej mundësia që të zgjidhte edhe vajzën që preferonte. 40 mijë Lekë të vjetra paguajti për shërbimin. Pas “masazhit” në këtë qendër, i infiltruar i emisionit Stop takoi edhe inspektorin e policisë së zonës dhe duke u hequr si banor i pallatit. Punonjësi i policisë tha se ishin në dijeni të rastit, por nuk ishin prova konkrete.

LEXO EDHE: 

‘Smart SPA’/ Qendra e prostitucionit, policia u përball me ‘Selmën’, klienti: Po bëj masazh

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prostitucion në qendra e masazhit smart spa tirane prostitucion në qendra e masazhit smart spa tirane

Sondazh

Poll