Aktualitet

Gati 2 vjet i zhdukur, s’dihet ku ka trupin/Dosja e Jani Prengës, Gjykata pezullon gjykimin

23 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
Gati 2 vjet i zhdukur, s’dihet ku ka trupin/Dosja e Jani Prengës,

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar gjykimin për vrasjen e dyshuar të Jani Prengës, i cili është zhdukur prej më shumë se dy vitesh. Në nëntor të vitit të shkuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për rrëmbimin e Jan Prengës, duke dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini,

SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës. Rexhepi dhe Doçaj kanë urdhëruar vrasjen e Prengës pasi shkak për këtë është bërë vjedhja e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Sipas SPAK, organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga pengmarrje ne kamez spak mbyll hetimet per jan prengen jani prenga pengmarrje ne kamez spak mbyll hetimet per jan prengen

Sondazh

Poll