Politike

S’do jetë në Kuvend nesër! Rama ikën nga Shqipëria, niset drejt Brukselit, ç’do ndodhë?

23 Mars 2022, 11:55 Nga DOSJA
S’do jetë në Kuvend nesër! Rama ikën nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lënë Shqipërinë për t’u nisur drejt Brukselit. Shkak për udhëtimin e Ramës, është axhenda, pasi duhet të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s, ku do të flitet për luftën në Ukrainë. Për këtë samit është nisur nga SHBA edhe presidenti amerikan Joe Biden, ku do të diskutohet për mundësitë e ndalimit të agresionit rus.

Po ashtu, nesër në Kuvendin e Shqipërisë, opozita ka kërkuar interpelancë me të lidhur me menaxhimin e krizës ekonomike që ka goditur vendin si pasojë e luftës. Rama ka dalë me Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika në favor të qytetarëve, ndërkohë që opozita e cilëson si të pamjaftueshme.

Në mungesë të Ramës, pritet që përgjigjet të merren nga ministret, Elisa Spiropali, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj, ndërsa debati pritet që të zgjasë për më shumë së tre orë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll