Politike

Reforma territoriale, Balla: Ne jemi gati, presim emrat e PD-së, Berishën nuk e pranojmë

23 Mars 2022, 11:09 Nga DOSJA
Reforma territoriale, Balla: Ne jemi gati, presim emrat e PD-së,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se PS është gati të presë emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. 

Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre. Pati një ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është ezauruar. Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Historikisht për PS, edhe pse vij pas një takimi me shqiptarë që jetojnë në Athinë që me të drejtë insistojnë për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kjo ka qenë kërkesa e vetme kur është bërë fjalë për reforma zgjedhore. I takon KQZ për të ecur përpara për votën e diasporës. Flasim për një koncept të ri. Shqiptarët janë pjesë integrale e shoqërisë dhe kanë vlerën për t’u shprehur me votë. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë. Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Di që Alibeaj është aty. Dhe me një fuqi tjetër nesër shpresojmë të kemi emrat për dy komisionet. Për Zgjedhoren dhe tjetrin për të vlerësuar Reformën Territoriale.‘- tha Balla. 

I pyetur nëse do të jetë PS e gatshëm të ulet me Berishën në dy komisionet Territorial dhe atë Zgjedhor, Balla ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur.

‘Është në dinjitetin e Kuvendit. SHBA mbeten aleati i rëndësishëm bashkë me BE në rrugën tonë të anëtarësimit në union. Aleat që punojmë çdo ditë. SHBA e kanë shpallur zyrtarisht Sali Berishën non grata, për minim të demokracisë dhe sabotim të drejtësisë. Pra për mua dhe për çdo qytetarë është non grat’a edhe për ta pasur në Kuvend. Kjo është bindje që nuk ndryshon. Akuzat që Berisha i bënte ndaj meje i bën tashmë ndaj Bashës.’– shtoi ai. 

LAJMI KRYESOR: Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për diskutime me PD, por jo Berishën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant ba taulant ba

Sondazh

Poll