Politike

I gëzuar që dha dorëheqjen Basha?Balla: S’ka rëndësi.Kallëzim të ri penal për CEZ, ka prova

23 Mars 2022, 10:47 Nga DOSJA
I gëzuar që dha dorëheqjen Basha?Balla: S’ka

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se Partia Socialiste po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA. Pas mbledhjes së një grupi parlamentar, Balla tha se Prokuroria e Përgjithshme ka bashkuar kallëzimin e Ballës, me atë të një qytetari tjetër, ndërkohë që shtoi se ka detaje të tjera. Po ashtu, ka treguar se ka marrë përgjigje për 2 çështjet e kërkuara nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, në të cilat implikohet ish-kryeministri Sali Berisha.

“Jeni i lumtur se u dorëhoq Lulzim Basha? S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale. Kam marrë përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di dhe ndërkohë kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ, e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Do bëjmë kallëzim penal të ri për skandalin e CEZ-DIA, pasi kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për diskutime me PD, por jo Berishën

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll