Politike

Balla: Deputetët e PS dhe ministrat do kontrollojnë çmimet e produktet ushqimore

23 Mars 2022, 10:53 Nga DOSJA
Balla: Deputetët e PS dhe ministrat do kontrollojnë çmimet e

TIRANË– Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste do të dalin në terren për të verifikuar çmimet e karburanteve dhe të produkteve ushqimore. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi sot për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit se nuk do t’u lihen hapësirë asnjë abuzuesi.

Mbledhja e grupit parlamentar kishte në fokus të vet çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative përkatëse. Aktet normative kanë fuqinë e ligjit dhe ato po zbatohen. Dhe deputetët e grupit parlamentar të PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme, me të gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marra nga qeveria përmes grupeve të verifikimit të kontrollit për verifikimin e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi. Dhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjithë territorin, në mënyrë që të gjitha masat të ndërmarra nga qeveria për të ndjekur efektin negativ të kësaj lufte që ndoshta ka prekur Ukrainën me fatalitetet dhe çdo lloj forme shkatërrimi, por që pasojat po ndihen në çdo cep të Europës dhe natyrshëm dhe në Shqipëri.’- tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për diskutime me PD, por jo Berishën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll