Sport

FRIKËSOHET MILAN! Lojtari braktis stërvitjen me Francën, shkak bëhet tendina e Akilit

22 Mars 2022, 19:42 Nga DOSJA
FRIKËSOHET MILAN! Lojtari braktis stërvitjen me Francën, shkak

FRANCË– Milan në ankth për Mike Maignan. Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, portieri i kuqezinjve ka braktisur stërvitjen me Kombëtaren e Francës për shkak të një problemi në tendinën e Akilit.

Mediat transalpine flasin për një dëmtim të lehtë, por duket qartë se lajmi ka ngritur alarmin te Milan, i cili nuk bën dot pa numrin 16 në funksion të sprintit final drejt titullit kampion. Lojtari do të mbetet pushim me Kombëtaren për dy ndeshjet miqësore me Bregun e Fildishtë dhe Afrikën e Jugut, por gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë dhe trajneri Dider Deschamps nuk do ta rrezikojë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport franca maignan milan franca maignan milan

Sondazh

Poll