Sport

‘Largimi nga futbolli? Kam frikë’, e ardhmja e Ibrahimovic varet nga kualifikimi i Suedisë

22 Mars 2022, 18:51 Nga DOSJA
‘Largimi nga futbolli? Kam frikë’, e ardhmja e Ibrahimovic

ITALI-Zlatan Ibrahimovic rikthehet për të folur për të ardhmen e tij dhe e bën këtë nga grumbullimi i Kombëtares së Suedisë. “Ndjej panik kur mendoj mundësinë e largimit nga futbolli. Me siguri do të vazhdoj për aq kohë sa të kem rezultate, por të jem në fushë, pa vuajtur. Nuk dua të pendohem kur të largohem, ndaj dua të maksimizoj karrierën time”.

Ibra nuk e thotë këtë në mënyrë eksplicite, por shumë mund të varet nga mënyra se si do të shkojë rrugëtimi i Suedisë në play-off-in e Katarit. Suedia do të përballet të enjten me Republikën Çeke dhe nëse fiton, do të duhet të përballet me Poloninë, tashmë në finale pas përjashtimit të Rusisë. Nëse skandinavët do të siguronin kalimin për në Kupën e Botës, nuk mund të përjashtohet që Zlatan të grumbullohet, për rrjedhojë, të jetë aktiv në sezonin në 2022/23, kur do të jetë 42-vjeç.

“Një rol në futboll kur të largohem? Do ta shohim kur të vijë dita. Ne jemi programuar të zgjohemi, të përgatitemi për stërvitje, të shkojmë në shtëpi dhe të pushojmë. Kjo ka vazhduar për 20-25 vjet, por një ditë kur të zgjohem nuk do të ketë asgjë para meje, do të jetë një impakt i bukur’, ka thënë suedezi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan suedia ibrahimovic milan suedia

Sondazh

Poll