Sport

Dita e dytë e grumbullimit/ Kuqezinjtë shtojnë ngarkesën, një mungesë për Rejën (video)

22 Mars 2022, 18:55 Nga DOSJA
Dita e dytë e grumbullimit/ Kuqezinjtë shtojnë ngarkesën,

SHQIPËRI-Në ditën e dytë të grumbullimit Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy miqësoreve me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezi kanë zbarkuar këtë të martë në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë. Ka munguar edhe sot mesfushori Amir Abrashi, i cili është ende në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore pas një dëmtimi muskular gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran me klubin të dielën e kaluar.

Të gjithë lojtarët e tjerë janë stërvitur normalisht me grupin që në pjesën e parë ka bërë ushtrime fizike e më pas fokusi ka qenë në pjesën taktike të lojës. Impenjimi nga ana e të gjithë futbollistëve ka qenë maksimal, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe çdo gjë po shkon sipas programit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll