Aktualitet

Gjetën gropën me pula, pronari i ‘Ovidal’ dhunon gazetarët: Je femër se….(lajmërohen pamje)

22 Mars 2022, 15:01 Nga DOSJA
Gjetën gropën me pula, pronari i ‘Ovidal’ dhunon

TIRANË– Gazetarja e emisionit “Fix Fare”, Antela Lika është kërcënuar me jetë ndërsa operatorit që e shoqëronte i është thyer kamera. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Sukth mesditën e sotme pranë kompanisë së mbarështrimit të pulave “Ovidal”. AlfaPress.al shkruan se gazetarja dhe operatori kanë konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarështruar me mijëra

Nëpërmjet fshatarëve të zones, “Fix Fare” ka zbuluar nëpër ara vendin ku kompania në mënyrë ilegale ka groposur pulat e ngordhura, pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa procedurën strikt të dizifektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.
Dyshimet ishin se kompania në fjalë pa lejen e shtetit ka hedhur në treg një pjesë të madhe të tyre.

Në momentin që gazetarja Lika dhe operatori i saj po xhironin vendin ilegal ku ishin groposur pulat, përfaqësues të kompanisë (edhe pronarët) kanë shkuar dhe pasi kanë kërcënuar gazetaren duke i thënë se, “je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngordhura”, kanë përdorur forcë ndaj kameramanit dhe kanë thyer krejtësisht kamerën. Pas kësaj është njoftuar policia e cila është vonuar plot 40 minuta dhe ka mbërritur në vendngjarje, vetëm pas telefonatave të drejtuesit të “Fix Fare” me drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nano dhe ministrin Bledi Çuçi.

Ekipi është shoqëruar me makinat e policisë deri afër ambienteve të Top Chanel, ndërsa pritet nisja e një procedimi penal ndaj dhunuesve dhe kompanisë. Paralajmërohet që shumë shpejt të publikohen edhe pamje nga ngjarja e ndodhur.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen gazetaret e fiks fare gripi i shpendeve ne shqiperi dhunohen gazetaret e fiks fare gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll