Aktualitet

Nga Kruja në Lushnje për të vrarë një grua! Autori kapet në momentin e fundit,i marrë borxh

22 Mars 2022, 13:14 Nga DOSJA
Nga Kruja në Lushnje për të vrarë një grua! Autori

LUSHNJE- Parandalohet një ngjarje kriminale në Lushnje. Ermir Ermiri, 60 vjeç nga Kruja, ka shkuar deri në Lushnje duke i rrezikuar një 50-vjeçareje, e identifikuar me inicialet A.A.. Agesori, i maskuar me kapuç dhe me një thikë në dorë është pikasur nga banorët e tjerë të lagjes “Çlirimi”, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Menjëherë ai është vënë në pranga nga Policia, ndërsa në Komisariat ka deklaruar se 50-vjeçarja i kishte marrë hua një sasi parash, por nuk ia kishte kthyer. Ndaj dhe Ermiri siç duket kishte vendosur që t’i merrte pas me çdo kusht, duke i kërcënuar edhe jetën me thikë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori. Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë dylbi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. A., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët që besojnë te Policia dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ermir ermiri ermir ermiri arrestohet ermir ermiri ermir ermiri

Sondazh

Poll